Ambasada gjermane në Tiranë ka reaguar pas vendimit të Kuvendit për të rrëzuar kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.
Në një reagim zyrtar, Ambasada gjermane shprehet se kusht i domosdoshëm për të bërë progres drejt rrugës së Shqipërisë në BE, është ndjekja penale me efektivitet e korrupsionit edhe në raste të rangut të lartë.
“Pritshmëria jonë e qartë është që edhe në këto raste ndjekja penale përmes drejtësisë të mund të realizohet shpejt dhe pa pengesa. Prej politikës shqiptare vazhdon të kërkohet ende që ta garantojë këtë proces”, thuhet në reagim.
Reagimi i plotë:
Gjermania mbështet procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian në përputhje me dëshirën e shqiptarëve.
Kusht i domosdoshëm për të bërë progres në këtë proces të bazuar në merita është ndjekja penale me efektivitet e korrupsionit edhe në raste të rangut të lartë. Pritshmëria jonë e qartë është që edhe në këto raste ndjekja penale përmes drejtësisë të mund të realizohet shpejt dhe pa pengesa. Prej politikës shqiptare vazhdon të kërkohet ende që ta garantojë këtë proces.





