14 drejtues policie me eksperienca të mëparshme në drejtimin e drejtorive të qarqeve apo departamenteve i janë përgjigjur thirrjes për konkurrim për postin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, vend vakand pas largimit nga kjo detyrë të Ilir Prodës.

Dosjet të cilat do të shqyrtohen 10 ditët e ardhshme nga një komision i posaçëm i kanë dorëzuar  3 drejtorë departamentesh Pëllumb Seferi prej 6 vitesh në krye të departamentit për marrëdhëniet ndërkombëtare, Neritan Nallbati drejtor departamenti për policinë kriminale dhe Saimir boshnjaku ish drejtor i departamentit të kufirit.

Në garë janë dhe 4 drejtor qarqesh, Skënder Hita, drejtor i policisë fier, Elidon Çela drejtor i policisë Vlorë, Afrim Tafa drejtor i policisë Durrës dhe Gentian Berberi drejtor i policisë Shkodër. Po ashtu Arjanit Arapi drejtor kufiri. Ndërsa nga akademia e sigurisë konkurrojnë 6 kandidatë Alfred Çepe, Rebani Jaupi, Lorenc Panganika, Idejet Faskaj, Tonin Vocaj dhe Gentjan Shehaj.

Pas vlerësimit të dosjeve me përgatitjen profesionale akademike pastërtinë e figurës dhe pasurinë kandidatët e vlerësuar sit ë përshtatshëm nga Komisioni i posaçëm i përbërë nga zv.Ministrja znj.Sikva Caka, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme dhe kreu i AMP-së z.Eduart Merkaj do të intervistohen dhe do të vlerësohen me pikë. Renditja në fund do ti dorëzohet Ministri z.Besfort Lamallari I cili do ti përcjell Kryeministrit Rama për të zgjedhur pasuesin e Ilir Prodës.