Ka një reagim edhe nga Komisionit Europian pas mbajtjes së seancës në Kuvend, ku u rrëzua me 82 vota kundër kërkesa e SPAK-ut për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.
Duke theksuar rëndësinë e luftës ndaj korrupsionit për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, thotë se sigurimi i një mjedisi të favorshëm që Prokuroria e Posaçme AntiKorrupsion të kryejë në mënyrë efektive punën e tij është thelbësor.
“BE-ja e ka ndjekur rezultatin e votimit të sotëm në Parlamentin e Shqipërisë.
Angazhimi ndaj sundimit të ligjit dhe lufta kundër korrupsionit janë me rëndësi të madhe për procesin e anëtarësimit në BE.
Sigurimi i një mjedisi të favorshëm që SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij është thelbësor për të mbështetur në mënyrë të besueshme progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.”





