Të paktën dy persona janë plagosur në Kuvajt pasi një dron goditi një ndërtesë të banueshme në jug të vendit.

Sipas Ministria e Mbrojtjes e Kuvajtit, incidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit, kur droni goditi një zonë rezidenciale duke shkaktuar edhe dëme materiale në ndërtesë.

Në një njoftim të publikuar në rrjetin social ‘X’, ministria bëri të ditur se dy persona kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat e sulmit.

Ngjarja vjen në një moment tensionesh të larta në rajon, ndërsa konfliktet dhe sulmet me dronë dhe raketa janë shtuar ndjeshëm në disa vende të Lindjes së Mesme.