Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka bërë të ditur se është depozituar në Kuvend një projekt-rezolutë që kërkon shpalljen e Republika Islamike e Iranit si shtet sponsor i terrorizmit dhe si shtet që përdor mjete terroriste.

Sipas nismës së paraqitur nga grupi parlamentar socialist, në rezolutë kërkohet gjithashtu që Garda Revolucionare Islamike (IRGC) të shpallet organizatë terroriste.

Përmes kësaj nisme, i bëhet thirrje vendeve demokratike, organizatave ndërkombëtare dhe partnerëve të Shqipërisë që të shqyrtojnë masa të përbashkëta kundër terrorizmit të sponsorizuar nga shtetet dhe të rrisin bashkëpunimin ndërkombëtar për përballimin e këtyre kërcënimeve.

Balla ka shprehur shpresën që projekt-rezoluta të marrë mbështetjen e të gjithë deputetëve në Kuvend. Pas miratimit, dokumenti pritet t’u përcillet qeverive aleate, si edhe organizatave ndërkombëtare, përfshirë Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

"Sponsor i t*rrorizmit"/ Balla depoziton projekt-rezolutën