Kryeministri Edi Rama u pyet në konferencën për mediat lidhur me mungesën e 3 deputetëve socialistë Elisa Spiropali, Fatmir Xhafaj dhe Blendi Gonxhja në seancën ku u votua kërkesa e SPAK për imunitetin e Belinda Ballukut.
Rama u shpreh se kjo nuk është çështje e tij, por se është detyrë e kryetarit të grupit parlamentar, Taulant Balla që të mësojë arsyet.
“Për prezencën në votim, nuk merrem unë me këtë punë. Është kryetari i grupit, është detyrë e tij që ka detyrë të dëgjojë dhe të kuptojë arsyet e mungesave”, tha Rama.





