Spanja në një bum futbollistësh të rinj, të cilët me performancën e tyre po bëjnë që e gjithë vëmendja të jetë e përqëndruar aty.fghfhRasti më i fundit ka qenë ai i përfshirjes së Pitarç në formacionin e Realit dhe një paraqitje mbresëlënëse e tij në sfidën kundër Sitit në Champions. Megjithatë si një “blaugrana” i thekur Andres Iniesta, një nga legjendat e mëdha të futbollit spanjoll ka folur gjendjen aktuale të Barcelonës, ndikimin e Lamine Jamal dhe opsionet e ekipit kombëtar spanjoll në sfidat e saj të ardhshme ndërkombëtare. 

Ish kamioni i Botës i Barçës është përqendruar në potencialin e jashtëzakonshëm të Lamine Jamal, një nga përparimet më të mëdha në futbollin evropian vitet e fundit. Iniesta thekson veçanërisht cilësinë e tij dhe hapësirën për rritje që ka përpara.“Është e qartë se Lamine ka talent të jashtëzakonshëm. Është brenda fuqisë së tij të bëhet një lojtar vërtet unik”.Fituesi i Kupës së Botës 2010 theksoi gjithashtu emocionin e të parit të një lojtari si Lamine të zhvillohet te Barcelona dhe me ekipin kombëtar spanjoll.

“Shpresoj që ai të vazhdojë të përmirësohet çdo vit, që të vazhdojë të bëhet më i mirë dhe ta bëjë ekipin më të mirë. Për mua, si tifoz i Barçës dhe si spanjoll, është një privilegj dhe gëzim që Lamine luan për Barçën dhe ekipin kombëtar”.Iniesta analizoi gjithashtu gjendjen aktuale të ekipit kombëtar. Lojtari nga “La Mancha” beson se Spanja është ndër pretendentët kryesorë në çdo turne të madh falë cilësisë së ekipit dhe momentit të fundit. “Sigurisht, Spanja është ndër favoritët për shkak të imazhit që projektojnë, skuadrës që kanë dhe sepse vijnë nga një fitore, atë të kampionatit europian të dy viteve më parë”.

Në të njëtën kohë ai ka theksuar edhe atmosferën e brendshme të ekipit si një nga pikat e saj më të forta.“Shoh një lidhje shumë të fortë midis lojtarëve dhe stafit, dhe kjo është një plus i madh”. Një unitet që, sipas tij, mund të jetë vendimtar në momentet vendimtare të garës. “Shpresojmë që ato detaje ose momente kyçe do të na shkojnë në ndihmë dhe ne mund të shijojmë shikimin e ekipit tonë kombëtar” – ka përfunduar Iniesta.