Policia e Abu Dhabit, kryeqyteti i Emirateve të Bashkuara Arabe, njoftoi sot se ka arrestuar 45 persona, përfshirë të huaj, pasi akuzohen për përhapjen e informacionit të rremë dhe postimit në rrjetet sociale të videove të sulmeve me raketa dhe dronë në vend.

“Të arrestuarit akuzohen për xhirim video të vendeve të ndryshme gjatë incidenteve dhe postim të përmbajtjes në faqet e rrjeteve sociale”, tha policia për platformën X.

Gjithashtu pretendohet se ata përhapin informacione të pasakta, që të ndikojnë në opinionin publik dhe të nxisin thashetheme.

Prokurori i Përgjithshëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Hamad Al Shamsi, tha se këto krime dënohen me minimum një vit burg dhe një gjobë prej të paktën 100,000 dirhemësh (rreth 23,000 eurosh).