Që nga fillimi i luftës me Iranin më 28 shkurt, 13 ushtarë amerikanë kanë humbur jetën, përfshirë një nënë të dy fëmijëve nga Minesota, një studente nga Iowa dhe një banor të Floridës.
Gjashtë viktimat ishin anëtarë të një njësie rezervë të ushtrisë amerikane me bazë në Des Moines, Iowa, dhe të gjithë humbën jetë në sulmet në Kuvajt.
Ndërsa, një ushtar tjetër që u plagos në sulmin e 1 marsit në Bazën Ajrore të Princit Sultan në Arabinë Saudite, vdiq nga plagët e marra shtatë ditë më vonë, tha Pentagoni.





