Konflikti i shpërthyer në Lindjen e Mesme ka prekur drejtpërdrejtë edhe botën e futbollit, rrjedhimisht edhe dy futbollistët shqiptar që aktivizohen në Iran, Jasir Asani dhe Regi Lushkja. Dy futbollistët kuqezi arritën të largoheshin në kohë nga Irani duke u rikthyer në Shqipëri, por e ardhmja e tyre është e gjitha për t’u vendosur. Më mendjen te sfidat e fazës “play-off” në fund të marsit, Asani vendosi të rikthehet te përkohësisht te Partizani për t’u stërvitur, në mënyrë që të jetë në dispozicion të trajnerit Sylvinho, gjithnjë nëse ky i fundit vendos t’i dhurojë një festë për takimin kundër Polonisë.

Konflikti në Lindjen e Mesme pritet të jetë përcaktues edhe për të ardhmen e tij, kjo pasi nëse futbolli do të vijojë të jetë i pezulluar në Iran, nëse konflikti zgjat në kohë, Asani dhe Regi Lushkja pritet të marrin lejë nga klubet respektive për të zgjedhur një tjetër destinacion. Këtë periudhë është folur shumë për një rikthim të Asani te Partizani jo vetëm për t’u stërvitur por edhe për të qenë pjesë e “demave” deri në fund të këtij sezoni, por nga Koreja e Jugut, mediat kanë një tjetër version teksa flasin për një rikthim të tij tek ishi ekipi, Guanzhu. Gjithashtu një opsion është edhe Japonia, ku edhe më herët emri i tij është lakuar shpesh. Në çdo rast, fjalën e fundit pritet ta ketë ekipit i tij Esteghlal dhe FIFA, nëse do të lejojë lojtarët që aktivizohen në atë kampionat të federohen diku tjetër për një kohë të papërcaktuar.