Daniel Santos është shkarkuar nga drejtimi i kombëtares së femrave të Luksemburgut pas disa denoncimeve për mesazhe të papërshtatshme ndaj lojtareve. Vendimi u njoftua nga Federata e Futbollit të Luksemburgut. Federata theksoi në një komunikatë se sjellja e raportuar bie ndesh me standardet etike dhe parimet e respektit që kërkohen në institucion. Sipas saj, masa u mor për të mbrojtur lojtaret dhe për të ruajtur integritetin e ambientit sportiv. Avokati i federatës, Marc Diederich, deklaroi se mesazhet dyshohet të jenë dërguar disa vite më parë dhe janë bërë publike vetëm së fundmi. Ai shtoi se mbetet e paqartë nëse akuzat do të sjellin pasoja ligjore për trajnerin e shkarkuar.
Shkarkohet trajneri i kombëtares së femrave të Luksemburgut, shkaku mesazhe seksiste me lojtaret
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Stresi për paratë mund të ndikojë shëndetin e trurit
Pacienti nga Durrësi në terapi intensive, kirurgu: Ndërhyrja e dytë rezultoi e suksesshme, pacienti mbartës i virusit HIV (Video)
GJKKO konfiskon 21 pasuri me burim kriminal, i kalojnë shtetit
“Do t’i godasim fort”, Trump kërcënon për hakmarrje pas sulmeve të reja iraniane





