Presidenti amerikan, Donald Trump paralajmëroi se NATO do përballet me një të ardhme “shumë të keqe” nëse aleatët e SHBA-së nuk ndihmojnë në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit.
“Është plotësisht e kuptueshme që ata që përfitojnë nga Ngushtica të ndihmojnë në sigurimin që asgjë e keqe të mos ndodhë atje”, i tha ai Financial Times në një intervistë telefonike.
Trump shtoi se “nëse nuk ka përgjigje ose nëse përgjigja është negative, mendoj se do të jetë shumë keq për të ardhmen e NATO-s”.
Trump kujtoi ndihmën e SHBA-së për Ukrainën në luftën me Rusinë.
“Nuk kishim nevojë t’i ndihmonim me Ukrainën… Tani do të shohim nëse ata do të na ndihmojnë. Sepse kam thënë për një kohë të gjatë se ne do të jemi aty për ta, por ata nuk do të jenë aty për ne”, tha ai.
Kur u pyet se çfarë lloj ndihme po kërkonte, ai u përgjigj: “Çfarëdo që të duhet”, duke përfshirë anijet minapastruese.





