Pamjet e Rafael Leaos të tërbuar në momentin  e zëvendësimit në ndeshjen që Milani humbi përballë Lacios, kanë bërë xhiron e rrjetit, pasi ishte një shpërthim i pakontrollueshëm i portugezit, duke mos pyetur as për Masimiliano Alegrin që shkoi ta qetësonte. Ajo ishte minuta e 66-të e ndeshjes, me kuqezinjtë në disavantazh dhe Alegri e thirri portugezin në stol për të futur në lojë Fyllkrug dhe për të provuar një ndryshim ritmi në sulmin e ekipit të tij, pasi Leao kishte bërë një paraqitje mjaft të dobët deri atëherë.

Numri 10 i Milanit nuk e priti mirë zëvendësimin, duke debatuar ashpër fillimisht me Majk Menja dhe më pas me vetë Alegrin ndërsa po largohej nga fusha. “Po më mbaj edhe për 20 minuta të tjera, apo jo? Më lër në fushë…”, është leximi që i është bërë fjalëve të Leaos sipas “SportMediaset”, përpara se ulet i inatosur në stol. Kjo skenë acaroi tifozët e Milanit, pro edhe Igli Taren në tribunë, i cili u fokusua nga kamerat teksa reagonte gjithashtu ndaj asaj që po shihte. “Shih çfarë po bën. Shih çfarë gjërash po bën…”, ishin fjalët e Tares në tribunë në ato momente që padyshim do të hapin diskutime të shumta në klubin Milanit.