Lideri i PD-së, Sali Berisha, ka folur pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike.

Në fjalën e tij, ai i bëri thirrje qytetarëve për protestën e 22 marsit, ku tha se të gjithë duhet të tregojnë zemërim dhe revoltë.

“Data 22 mars është ditë frymëzimi. Të gjithë qytetarët e këtij vendi duhet të tregojnë zemërimin dhe revoltën e tyre, t’i përgjigjemi flakë për flakë për t’i thënë Edi Ramës se nuk njohim kurrë qeveritar mbi ligjin, se nuk njohim kurrë hajdut mbi ligjin, se çdo hajdut që guxon të prekë pasurinë dhe fondet publike do të bëhet përgjegjës përpara ligjit.

Shqiptarët, me këtë që ka ndodhur, kanë një qeveri të pashembullt. Nëse qeveria e Enver Hoxhës i arrestonte dhe i burgoste se flisnin kundër saj, Edi Rama tani ka nxjerrë veten mbi ligjin për t’i vjedhur qytetarët, për të mos pyetur se ekzistojnë. I ka mbyllur dyert e procesit të integrimit shqiptarëve.

Ndaj dhe 22 marsi është një ditë shumë e rëndësishme. Vërtet ky përdori 83 mandatet e krimit për të mbrojtur veten dhe vjedhjet e tij, por shqiptarët duhet të flasin më 22 mars me forcën më të madhe kundër kësaj qeverie dhe kundër këtij kryehajduti”, tha ndër të tjera Berisha.