Ndaloni një moment dhe imagjinoni veten pas 10 vitesh. Personi që keni në mendje, a është shumë i ngjashëm me atë që jeni sot, apo duket pothuajse si një i huaj?
Sipas shumë studimeve psikologjike të realizuara gjatë dekadës së fundit, mënyra si njerëzit i përgjigjen kësaj pyetjeje mund të zbulojë gjëra befasuese për sjelljen e tyre.
Disa njerëz e shohin veten e ardhshme si një vazhdimësi të personit që janë sot. Ata priren të jenë më të përgjegjshëm me paratë, më të kujdesshëm në vendimet që marrin dhe më të sjellshëm në mënyrën si i trajtojnë të tjerët. Me pak fjalë, veprojnë duke menduar për pasojat që do të kenë veprimet e tyre në vitet që vijnë.
Nga ana tjetër, ka edhe njerëz që e shohin veten në të ardhmen si një person krejt tjetër, pothuajse të shkëputur nga identiteti i tyre aktual. Për këtë arsye, ata priren të shqetësohen më pak për pasojat afatgjata të veprimeve dhe vendimeve që marrin sot.
Studiuesit sugjerojnë se duhet të mendojmë më shpesh për versionin tonë të ardhshëm, pasi kjo mund të ndikojë drejtpërdrejt te shëndeti, lumturina dhe siguria financiare.
Një mënyrë e thjeshtë për ta bërë këtë është përmes një ushtrimi imagjinar: shkruani një letër për veten 20 vjet nga tani. Në të, përshkruani çfarë është më e rëndësishme për ju sot dhe cilat janë planet apo shpresat për të ardhmen.
Ky ushtrim i ndihmon njerëzit të krijojnë një lidhje më të fortë me veten e tyre të ardhshme dhe shpesh i motivon të bëjnë ndryshime pozitive në sjellje.
Mund të duket pak e çuditshme të filloni një “bisedë” me një version imagjinar tuajin, por sapo kjo figurë të bëhet më e qartë në mendje, bëhet më e lehtë të bëni edhe sakrifica të vogla sot për mirëqenien tuaj nesër.
Dhe në vitet që do të vijnë, ka shumë mundësi që t’i jeni mirënjohës vetes për këtë mënyrë të menduari.





