Një 18-vjeçar grek është arrestuar në kufirin greko-shqiptar. Ai është arrestuar nga policia, pasi u kap me 60 kg marijuanë. Ndaj tij janë ngritur akuzat për veprat penale trafikim dhe transportimi i lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit të automjetit të tij u gjetën tre çanta, të cilat përmbanin gjithsej 55 pako me marijuanë, me një peshë totale prej 60 kg e 565 gramë. Policia greke po heton më shumë mbi rastin.