Futbollisti i Romës, Neil Aynaoui përjetoi një natë terrori në banesë bashkë me familjen e tij. Një bandë me 6 persona të veshur me të zeza dhe të armatosur me pistoletë dhe me fytyrë të mbuluar, hynë në banesën e futbollistit në zonën e Castel Fusanos përmes dritares së sallonit duke shkulur një kangjellë të saj.

Banda fillimisht mbyllën në një dhomë futbollistin, nënën, partneren dhe vëllain e futbollistin edhe ky me partneren e tij. Më pas vodhën bizhuteri me rreth 10 mijë euro, një ore Rolex dhe canta të markave të njohura. Policia shkoi në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për këtë ngjarje tronditëse.