Në brigjet e Sarandës ka mbërritur një prej kroçerave më të veçanta të botës. Lajmin e jep kryeministri Edi Rama duke postuar një video të Sapphire Princess.

Bashkangjitur videos ai njofton se në Sarandë mikpriten çdo ditë turistë.

Sapphire Princess është 290 metra e gjatë. Ajo ka një kapacitet prej 2670 pasagjerësh dhe 1100 staf ekuipazhi.

Ajo ka nisur të operojë në vitin 2004 dhe në momentin që doli në qarkullim ka qenë kroçera më e lartë në botë.