Babai i Dua Lipës, Dukagjini, është një nga baballarët më seksi në Britaninë e Madhe. E përditshmja brikanike “The Sun” ka listuar baballarët më seksi të personazheve të njohur dhe në të bën pjesë dhe babai i këngëtares së njohur shqiptare.
Në artikullin dedikuar baballarëve të famshëm më të pashëm, babai i Dua Lipës, 51 vjeç, është cilësuar si një mashkull shumë tërheqës.
“Babai i Dua Lipës është ‘më i nxehtë se ferri’”, shkruan gazeta britanike teksa i referohet këngës hit të saj, “Hotter than hell”.
Dukagjini është vlerësuar edhe për mënyrën ideale të të menaxhuarit të karrierës së vajzës së tij.





