Erion Veliaj prej 8 muajsh nuk përballet me drejtësinë, por prej më shumë se një viti nga dita e arrestimit të tij ka filluar një luftë me drejtësinë në mediat ndërkombëtare.

CNA ka identifikuar shkrime në mediat ndërkombëtare si “The Economist”, “Jerusalem Post”, “EU Reporter”, European Business Magazine” dhe së fundi “Europrospects”, të shkruara nga palë të treta që ngrenë dyshime për artikuj me pagesë apo anonimë që emërues të përbashkët kanë rastin e Veliajt dhe sulmin ndaj drejtësisë.

Dje, makineria e propagandës së Erion Veliajt ka hedhur në treg një tjetër tentativë për të goditur Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit, duke përdorur këtë herë një platformë modeste të quajtur “Europrospects”.

Në këtë artikull tentohet të krijohet narrativa se arrestimi i Veliajt për korrupsion është një “provë për besueshmërinë e BE-së” dhe se SPAK-u po shkel procedurat ligjore.

Lajmi është bërë nga një emër anonim, e identifikuar si Eva Kelmendi dhe kur kërkon nuk ka shumë informacion për të, ndërsa tek “Europrospects” ajo e ka shkrimin e saj të parë, gjë që shton dyshimet mbi vërtetësinë e materialit.

Beteja e Erion Veliajt për t’u përballur me drejtësinë dhe 13 akuzat e rënda penale kalon nga propaganda nga sulmet e prokurorëve, pa përfshirë dhe sulmet që vinin nga mediat e paguara prej tij dhe vëllait të tij. Po flasim për mediat ndërkombëtare në të cilat shkruhet se rruga e Shqipërisë kalon nga Veliaj.

Në fakt, po, e vërtetë, rruga e Shqipërisë në BE kalon nga goditja e krimit dhe korrupsionit në nivelet e larta të pushtetit. Një nga rastet që është një sprovë e madhe për drejtësinë në Shqipëri është rasti i Erion Veliajt. Pavarësisht se për këtë çështje kanë dalë edhe partizanë./ Të gjitha shkrimet e Erion Veliajt në CNA