Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njoftoi sot të gjithë besimtarët se namazi i Fitër Bajramit do të falet në sheshin “Skënderbej”, më 20 mars ora 06:30.
Sipas Komunitetit Mysliman programi i plotë i Fitër Bajramit nis në orën 06:00 dhe përfundon në 06:35.
Hapja e programit nis me leximin e Kur’anit nga imami i xhamisë “Et’hem Beu”, Elton Karaj Më pas kryetari i KMSH-së, Bujar Spahiu do të përshëndesë besimtarët dhe nënkryetari i KMSH-së, Lauren Luli do të mbajë një ligjëratë.
Faljen e namazit të Bajramit do ta prijë kryetari i KMSH-së, Bujar Spahiu, ndërsa Hutbeja e Bajramit do të mbahet nga Myftiu i Tiranës, Bilal Teqja.
Komuniteti Mysliman fton të gjithë besimtarët që brenda mundësive të pajisen me sixhade për të qenë sa më komod gjatë ceremonisë së faljes.
Komuniteti Mysliman i uron besimtarëve Fitër Bajramin. “Lusim Allahun t’jua ketë pranuar agjërimin, adhurimet dhe lutjet e këtij muaji të begatë”, shprehet KMSH.
Pas një muaji agjërimi dhe lutjesh, besimtarët myslimanë do të festojnë më 20 mars Fitër Bajramin.
PROGRAMI I PLOTË I FITËR BAJRAMIT:
06:00 – Hapja e programit
06:05 – Lexim Kur’ani nga imami i xhamisë “Et’hem Beu”, z. Elton Karaj
06:10 – Fjala përshëndetëse e Kryetarit të KMSH-së, H. Bujar Spahiu
06:20 – Ligjëratë nga Nënkryetari i KMSH-së, z. Lauren Luli
06:30 – Falja e namazit të Bajramit, prin faljen kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu
06:35 – Hutbeja e Bajramit nga Myftiu i Tiranës, z. Bilal Teqja





