Kryeministri Edi Rama ka publikuar raportin e NCSI-së për vitin 2026. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama u shpreh se Shqipëria renditet në vendin e 9-të në botë për sigurinë kibernetike sipas raportit.
Ai tha se Shqipëria vlerësohet për progresin në forcimin e strukturave përgjegjëse për sigurinë kibernetike, zhvillimin e politikave dhe strategjive kombëtare.
“Shqipëria renditet në vendin e 9-të në botë për sigurinë kibernetike sipas NCSI 2026 (National Cyber Security Index). Sipas raportit, Shqipëria vlerësohet për progresin në forcimin e strukturave përgjegjëse për sigurinë kibernetike, zhvillimin e politikave dhe strategjive kombëtare, si dhe për përmirësimin e mekanizmave të koordinimit dhe reagimit ndaj kërcënimeve në hapësirën digjitale”-shkruan Rama.





