Gjenden rubinë dhe safirë në planetin Mars. Pas shumë studimesh dhe analizash, si dhe pas hipotezave të shumta, është vërtetuar tashmë prania e grimcave të gurëve të çmuar në planetin e kuq. Fillimisht, me anë të rrezeve lazer, në afërsi të Kraterit Jezero, janë gjetur grimca të vogla të mineralit corindon (Al2O3), që është e njëjta substancë nga e cila përbëhen rubinët dhe safirët, në varësi të elementeve të tjerë të pranishëm.
Në vëzhgim të parë, ekipi kërkimor shpjegon se ato nuk dalloheshin, por në momentin që ndriçoheshin nga rrezet lazer, këto grimca shkëlqenin dhe tregonin natyrën e tyre të vërtetë.
Rezultatet kanë qenë të njëjta në të gjitha grimcat e gjetura në zona të ndryshme të planetit Mars.
Formimi i këtyre mineraleve në Tokë vjen si pasojë e kushteve mjaft specifike, në mjedise të varfra me silic dhe të pasura me alumin, shpesh procese të lidhura me procese tektonike të thella. Ndërsa në Mars është ndryshe, çka përkon edhe me historinë e tij gjeologjike, dhe sipas studimeve rezulton se elementi corindon atje formohet si pasojë e impakteve të meteorëve. Këto evente shkaktojnë trysni dhe temperatura ekstremisht të larta, që janë kushte të mjaftueshme për të transformuar materialet.
Sipas disa instituteve planetare, pavarësisht se teorikisht prania e këtyre mineraleve mendohej e mundur, vërtetimi në realitet krijon impakt të madh. Zbulimi është mjaft i rëndësishëm për të rindërtuar me saktësi më të lartë historinë gjeologjike të planetit të kuq dhe ka një peshë të madhe edhe nga ana shkencore.





