E shtuna e kësaj jave, mesa duket, nuk do të jetë pushim për socialistët.
Në mesazhin e dërguar anëtarëve të Asamblesë Kombëtare është thirrur mbledhja e radhës të shtunën, në orën 10:00, në Durrës.
Asamblenë kryesocialisti Edi Rama e njoftoi në mbledhjen e fundit të kryesisë së PS-së, ku sipas tij, tani gjithë fokusi do të jetë në agjendën për organizimin e brendshëm të saj.
Rama i ka kërkuar socialistëve të ndërmarrin një dialog me strukturat dhe të jenë gati për zgjedhjet e brendshme në nivel organizatash.
Mësohet se fjala hapëse në Asamblenë e së shtunës do të jetë nga Sekretari i Përgjithshëm Blendi Klosi, ndërsa fjala e radhës do të jetë nga kryesocialisti dhe njëkohësisht kryeministri Edi Rama.





