Një 35-vjeçar shqiptar është dëbuar nga autoritetet italiane si person i rrezikshëm për shoqërinë.
Ai konsiderohej si nxitës i ideologjisë xhihadiste. Në gjoks kishte bërë tatuazh portretin e Osama Bin Laden, lider i Al Qaeda i vrarë në Pakistan në 2011-n, nga një operacion i trupave amerikane.
Sipas Departamentit të Administratës së Burgjeve, shqiptari i dënuar dhe më parë për trafik droge e armëmbajtje pa leje, ishte influencuar me ideologjinë xhihadiste gjatë miqësive të krijuara në burg me elementë të besimit islamik.
Ndaj tij dhe më parë ishte lëshuar urdhri i dëbimit vullnetar nga territori italian, gjë që shqiptari nuk e kishte ekzekutuar duke vazhduar të qëndrojë ilegalisht në Itali.
Autoritetet italiane kanë ekzekutuar urdhrin e dëbimit të detyruar të tij nga territori italian.





