Belinda Balluku është shfaqur sërish në publik pasi mazhoranca me votat e saj në Kuvend, refuzoi t’i hiqte imunitetin e deputetes dhe për t’i hapur rrugën drejtësisë për ta arrestuar për shkeljet me tenderat.
Ish-zëvendëskryeministrja po merr pjesë në Asamblenë e Partisë Socialiste që po zhvillohet sot në Durrës. Ish-numri dy i qeverisë u pa teksa hyri në godinë së bashku me Blendi Klosin.
Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme i ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, kërkesë që socialistët e rrëzuan.





