Granit Xhaka shfaq anën emotive të tij dhe këtë e ka bërë në një intervistë të vecantë në kanalet zyrtare të Premier League teksa ka folur për sakrificat e familjes dhe vështirësive që iu desh të kalojë për të qenë futbollisti që njohim të gjithë sot, një futbollist lider në fushën e lojës.
Ishte një intervistë ku Granit Xhaka në një moment shpërtheu në lot teksa fliste për të gjitha peripecitë e përjetuara prej tij dhe familjes së tij.
‘Mendoj se kam qenë lider që kur isha 4 vjeç, për shkak se prindërit e mi kanë punuar gjatë ditës dhe kanë bërë punë shtesë, vetëm që ne t’i kishim kushtet e duhura për të qenë ata që jemi sot. Vëllai im është një vit më i madh se unë-tregon Granit Xhaka-Kështu që ai ishte 5 vjeç, unë isha katër, por isha përgjegjësi i shtëpisë, si katërvjeçar. Unë kisha përgjegjësi për çelësin. Kishim ditë kur ishim në shtëpi të vetmuar për 18 orë. Kështu që vajzat e mia, gjashtëvjeçare dhe katërvjeçare, nuk mund t’i shoh të qëndrojnë të vetme për 18 orë në shtëpi. Por kështu ishim unë dhe vëllai im. Nëna ime e fillonte punën në orën 4 të mëngjesit, kthehej në shtëpi në orën 3 pasdite. Ajo e përgatiste ushqimin, kthehej dhe më pas përgatiste sërish ushqim për ne’.
Xhaka në rrëfimin e tij theksoi se ka një mentalitet të fortë falë eksperiencës së fituar prej tij
‘Po, mendoj kështu sepse ne asnjëherë nuk e harrojmë prej nga vijmë. Unë gjithmonë them kështu sepse vetë jam baba, dhe siç e thashë, nuk mund ta imagjinoj t’i lë fëmijët që po rriten për 18 orë në ditë të vetmuar, e kuptoni? Nëse besoni në diçka dhe punoni fort, mendoj se mund ta arrini’-shtoi Xhaka.





