Nesër në orën 18:00 do të mbahet protesta e opozitës në Tiranë, ndërkohë që ka qarkulluar dhe mesazhi i PD-së për mbështetësit dhe qytetarët për pjesëmarrje. Në mesazhin e partisë, thuhet se qëllimi është qeveria teknike dhe zgjedhje të lira.
“Të dashur demokratë: Edi Rama është izoluar ndërkombëtarisht. Në përplasje me drejtësinë. Rezistenca jonë nuk ndalet deri në largimin e tij. Deri në qeveri teknike dhe zgjedhje të lira. Detyra jonë është ta rrëzojmë.
E diel, ora 18.00, në Bulevard”, thuhet në mesazh.






