Kreu i lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj ka paralajmëruar një fazë të re dhe më intensive të përballjes politike me kryeministrin Edi Rama. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Lapaj u shpreh se ekziston një plan konkret, por nuk mund të bëhet publik në detaje.
Ndër të tjera, Lapaj u shpreh se kjo është vetëm faza e parë e një qëndrese më të gjerë, duke shtuar se aksioni opozitar do të zgjerohet dhe intensifikohet në vijim. Duke folur për një skenar të mundshëm nëse do të ishte në pushtet, Lapaj deklaroi se prioritet do të ishte një hetim i thelluar financiar.
“Kemi një plan tjetër, por s’do të ishte plan po ta thoja. Do të jetë më aktive. Përballja me Ramën do të jetë me shumë dimensione dhe do të jetë periudhë intensive e jona të përbllaljes me të. Ky ishte një hap. Qëndresa do të jetë me dimension, e kemi një plan konkret. Nëse një ditë do të drejtojmë republikën e Shqipërisë do të pezullonim daljet na buxheti i shtetit marrëdhëniet me palë të treta koncensionare.
Vendin do ta kalonim me audit ndërkombëtar, me një nga kompanitë me të mira të auditit. Vendi ka nevojë për të ridimensionuar garën dhe konkurrencës. Rama është humbësi më i madh. Ai dhe kur i emëron dhe kur i shkarkon, ata ministra nuk dinë asgjë. Imagjino ca i bën administratës ai. Si rendisni dot një vepër madhore në vend. Një të më rendisni, s’ka. Sot Shqipëria është pa port. 70 mld euro, më thoni një vepër që nëse ikën sot, një të më tregoni! S’e kam fshehur që Curcill është një nga personazhet që unë e ndjek në atë që ka shkruar.
Ja një moment të rëndësishëm në jetën e tij politike, që më ka bërë që ta simpatizoj. Në zgjedhjet e menjëhershme pas mbarimit të luftës së dytë botërore, ai u largua dhe bëri një tranzicion të pushtetit. Burrat e shtetit nuk mendojnë për zgjedhjet e radhës, por për brezat e radhës. Një njeri politik vlerësohet kur ai ka pushtet, se si sillet me të. Ne na duhet të provohemi në pushtet. Ditën kur të provohemi, hajde flasim,” tha ai.





