Një 60-vjeçar është ndaluar nga policia e Vlorës pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë dhe ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij.
”Ndalohet shtetasi në kërkim Z. S., 60 vjeç, banues në fshatin Babicë e Madhe, Vlorë, pasi më datë 23.06.2020, në banesë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
Mësohet se 60-vjeçari njihet edhe si përdorues alkooli.





