Policia e Bulqizës ka arrestuar brigadierin e firmës, që kryente punime në minierë, ku mbeti i vdekur minatori Basri Xhafa një ditë më parë.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se 40-vjeçari i arrestuar, nuk e ka kryer siç duhet detyrën e tij si brigadier pasi nuk ka marrë masa në katet mes galerive ku kryheshin punimet në një subjekt minerar në zonën e Martaneshit.
NJOFTIMI I POLICISË
Bulqizë
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I.K ., 40 vjeç, banues në Bulqizë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi duke mos kryer siç duhet detyrën e tij si brigadier e duke mos marrë masa në katet mes galerive ku kryheshin punimet në një subjekt minerar në zonën e Martaneshit, është rrëzuar dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi B.Xh. , 56 vjeç, banues në Bulqizë ( vagonist).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë.





