Ermal Azizaj, vëllai i viktimës në fshatin Kuman të Roskovecit, Dashuri Rrapaj e cila u vra me pushkë nga bashkëshorti i saj ka folur rreth ngjarjes. I vëllai ka rrëfyer se bashkëshorti i të motrës, Shefiti ka qenë gjithmonë agresiv dhe problematik. Azizaj shprehet se Shefiti kishte një hije të rëndë edhe te fëmijët, por gjithmonë ia mbulonte motra e tij.
Ai tregoi se lajmin për tragjedinë ia dha nipi dhe më pas kishte telefonuar të vëllanë me shpresën se do e gjenin motrën të gjallë. Azizaj foli edhe sherret që kishin pasur autori më herët dhe një tentativë vetëvrasje në vitin 2006. Në fund, Azizaj shprehet se nuk i interesonte se ku do varrosej Shefiti, teksa shprehet se “ta varrosin ku të duan edhe në kanalin më të thellë, ta hanë qentë”.
“Shefiti gjithmonë ka qenë agresiv dhe problematik. Erdha nga puna dhe po haja pak bukë, kur më bie telefoni në Messenger, e lashë nuk e hapa, thashë do marrë përsëri. Por po më bluante diçka në gurmaz dhe u ngrita dhe kapa telefonin, shiko, ishte nipi. E mora, më tha “kanë vdekur të dy, e ka vrarë!”.
Në atë moment mora vëllanë e madh në telefon dhe njëri-tjetrin, për ta shpëtuar, shpresonim mos e gjenim gjallë, por jo. Shteti bën punën e vetë. Ai ka qenë problematik. 50 vjet motra jonë gjithmonë për atë ka qenë mbulesë. Ai kishte hije prind me hije të rëndë. Edhe si baba, të vijë fëmija, se jemi vetë familjarë.
Para dhjetë ditësh të themi erdhën me polici, vjen motra dhe nipi këtu me polici, më morën nipit nga Greqia më thanë shko se i ka denoncuar Shefiti. Pse, kishin mbjellë në tokë atje, pse i mbolle këtu patatet po s’i mbolle atje. Përcolla gocën në Tiranë në shkollë dhe pastaj shkova te motra në Roskovec, i ngushëllova atje, u hodha duart në qafë dhe u thashë ça keni? Edhe Shefitit. Po ja thanë… U thashë, edhe Shefitit, ça keni, s’të pëlqejnë këtu, mos i mbill këtu, mbilli më tej, qetësohu, këto janë konflikte koti.
Ai ka qenë problematik. Unë kam qëndruar në Greqi 25 vite por ça të them, burrë i dhunshëm, po ka qenë. Para 20 vitesh ka bërë vetëvrasje, mars 2006. Kush e çonte në mendje se ai kishte armë, kujt i shkonte mendja për armë.
Ne kemi marrë të ndjerën tonë, motrën tonë, ta varrosim atje ku kemi nënën dhe babanë. Për atë nuk më intereson fare, e kam lënë me zë e me shkrim, çojeni ku të doni, varroseni në kanalin më të thellë, ta hanë qentë, nuk më intereson fare…”, tha Ermal Azizaj.





