Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjirokastër. Një person që dyshohet të jetë me probleme mendore, është konfliktuar me familjarët e tij, duke i kërcënuar ata me thikë.

Përballë kësaj situate, ata kanë lajmëruar policinë. Forcat e rendit kanë ndërhyrë për të neutralizuar agresorin, por ky i fundit ka reaguar duke qëlluar me thikë në gjok njërin prej policëve.

Gazetarja e “Panorama” në Gjirokastër bën me dije se polici M.Lati ndodhet në reanimacion, ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes është shtetasi K.Ahmetaj, i cili është arrestuar nga policia.