Një 82-vjeçar i shpallur i humbur në zonën e Klosit, në Mat, është gjetur pa shenja jete pas disa orësh kërkime intensive nga Policia e Shtetit.

Sipas njoftimit zyrtar, i moshuari me inicialet E. M. ishte larguar nga banesa, ndërsa menjëherë pas denoncimit u organizuan kërkime në terren nga patrulla policie në këmbë, si dhe me ndihmën e dronëve nga ajri.

Trupi i pajetë i 82-vjeçarit u lokalizua gjatë operacionit të kërkimit. Nga veprimet paraprake hetimore dyshohet se ai ka rrëshqitur nga një shkëmb, duke gjetur vdekjen si pasojë e dëmtimeve të marra.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.