Një tjetër sulm kibernetik ka ndodhur ndaj institucioneve shtetërore në vend, ku pas hakerimit të faqes së Kuvendit të Shqipërisë, grupi i “Homeland Justice” ka deklaruar se ka sulmuar edhe sistemet e Postës Shqiptare.

Në një reagim të shpërndarë në “Telegram”, ky grup pretendon se ka arritur të depërtojë në infrastrukturën e institucionit, duke deklaruar se disponon të gjitha të dhënat.

Ata e lidhin këtë sulm me akuza ndaj Postës Shqiptare për bashkëpunim me organizatën e Muxhahedinët e Popullit të Iranit, e njohur për praninë e saj në kampin Ashraf 3.

“Zyrtarët e korruptuar të Postës Shqiptare, të cilët i kanë dhënë autoritet të plotë Pedofilëve të Regjimit të Epstein dhe nuk kanë aspak liri veprimi dhe pavarësi, janë kthyer në shërbëtorë dhe skllevër të paguar për terroristët e Kampit Ashraf 3 për disa muaj me rradhë”, thuhet në reagimin e tyre.

FOTO/ Rikthehet “Homeland Justice”! Pas faqes së Kuvendit,

Sipas deklaratës së publikuar, “Homeland Justice” akuzon zyrtarët e institucionit për korrupsion dhe përfshirje në veprimtari që, sipas tyre, cenojnë sigurinë. Grupi paralajmëron gjithashtu për sulme të tjera në të ardhmen.

“Ne kemi faqen dhe të dhënat e Postës Shqiptare në duart tona. Nuk do t’ju lëmë të qetë”, thuhet në reagimin e tyre.

Deri në këto momente, nuk ka një reagim zyrtar nga Posta Shqiptare lidhur me këto pretendime, ndërsa faqja zyrtare rezulton jashtë shërbimit.

FOTO/ Rikthehet “Homeland Justice”! Pas faqes së Kuvendit,

Reagimi i Homeland Justice

Infrastruktura e Postës Shqiptare është hakuar nga Duart e Fuqishme të Homeland Justice ????

Posta Shqiptare u sulmua nga Patriotët e Homeland Justice për shkak të bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm me terroristët e Muxhahedinët e Popullit të Iranit dhe për lehtësimin e rrugës së veprimeve të këqija dhe akteve terroriste të këtij grupi.

FOTO/ Rikthehet “Homeland Justice”! Pas faqes së Kuvendit,

Zyrtarët e korruptuar të Postës Shqiptare, të cilët i kanë dhënë autoritet të plotë Pedofilëve të Regjimit të Epstein dhe nuk kanë aspak liri veprimi dhe pavarësi, janë kthyer në shërbëtorë dhe skllevër të paguar për terroristët e Kampit Ashraf 3 për disa muaj me rradhë.

Duke pasur parasysh se ekzistenca e këtyre terroristëve ka sjellë vetëm fatkeqësi dhe vuajtje për popullin fisnik të Shqipërisë, Homeland Justice e konsideroi detyrë të ndërmerrte veprime kundër kësaj institucioni të korruptuar në qeveri.

FOTO/ Rikthehet “Homeland Justice”! Pas faqes së Kuvendit,

Veprimet tona të ardhshme do të jenë më të ashpra, më shkatërruese dhe më të kushtueshme…

Ne kemi faqen dhe të dhënat e Qendrës së Korrupsionit të Postës Shqiptare në duart tona. Nuk do t’ju lëmë të qetë!

Posta Shqiptare, në shërbim të Terrorizmit