Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim lamtumire me ambasadorin e Serbisë në Tiranë, Miroljub Zariç.

Në një postim në Facebook, Meta vlerëson ambasadorin serb, teksa shkruan se ka bërë përpjekjet më të mira në tre dekada si diplomat për përmirësimin e marrëdhënieve tona.

“Kënaqësi të kisha sot drekën e lamtumirës me Ambasadorin e Serbisë, Miroljub Zariç, i cili ka bërë përpjekjet më të mira në tre dekada si diplomat për përmirësimin e marrëdhënieve tona. Besoj se Ambasador Zariç nuk do ndalet as në të ardhmen për të kontribuar, jo vetëm për progresin e marrëdhënieve, por edhe për promovimin e bukurive të Shqipërisë.”, shkruan kreu i shteti krahas fotove.