Gjatë muajit shkurt, aksidentet rrugore në vend pësuan rritje krahasuar me një vit më parë, me 97 raste dhe 125 persona të lënduar (të vrarë dhe të plagosur).

Sipas të dhënave të INSTAT, shkaku kryesor mbetet sjellja e shoferëve, përgjegjës për 86,6% të aksidenteve.

Grupmosha më problematike është ajo 25–34 vjeç, ndërsa fundjavat, veçanërisht e shtuna (21,6%), shënojnë pikun e përplasjeve. Periudha më e rrezikshme e ditës rezulton paraditja, mes orës 08:00 dhe 12:00.