Një shtetas grek, 48 vjeç, është dërguar i pajetë në urgjencën e spitalit të Sarandës mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00.
Viktima është identifikuar si Pavllos Simeriontaqis nga Athina.
Pas mbërritjes në spital, është njoftuar policia dhe kanë nisur veprimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Në trup nuk janë konstatuar shenja dhune, dhe dyshohet se shkaku i vdekjes mund të ketë qenë arresti kardiak.
Trupi i viktimës do të transportohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë për ekspertizë, që të përcaktohet shkaku i saktë i vdekjes.





