Presidenti i vendit, Bajram Begaj, ka dekretuar këtë të hënë lirimin nga detyra të Gjeneral Major Ferdinant Vasil Dimo si Komandant i Forcës Ajrore. Këtë detyrë e ka marrë tanimë, Abaz Voci.
“Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Bajram Begaj, me Dekret nr. 164, datë 30.3.2026, dekretoi sot lirimin e Gjeneral Major Ferdinant Vasil Dimo nga detyra e Komandantit të Forcës Ajrore. Me Dekret nr. 165, datë 30.3.2026, dekretoi sot emërimin e Gjeneral Brigade Edmond Abaz Voci në detyrën e Komandantit të Forcës Ajrore“, thuhet në njoftimin zyrtar.






