Deputeti i PS-së, Erion Braçe, deklaroi para parlamentit se vetëofrimi për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës nuk lidhet me ambicie personale. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse do të kandidojë, ai tha se “gjërat që thuhen në shtëpi mbeten në shtëpi”.
“Gjërat që thuhen në shtëpi mbeten aty. Nuk bëhet fjalë për ambicie personale. Po të ishte për personale, nuk do të kishte fare vlerë. Unë kam folur brenda Asamblesë së PS-së dhe aty mbetet,” shtoi Braçe.
Deputeti theksoi se çështjet e tilla, kur diskutohen brenda partisë, mbeten brenda, duke respektuar rolin e kandidatëve dhe procesin e brendshëm të Partisë Socialiste.





