Një ngjarje e rëmdë ka ndodhur në Volos të Greqisë, me protagonist një shqiptar. Policia greke ka arrestuar ditën e sotme një 27-vjeçar shqiptar, pas përfshirjesh në një sherr të dhunshëm. Ai ka qëlluar me armë në sy një shetas grek, pas një debati për motive të dobëta.
Mediat greke shkruajnë se gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjetën 9 thika, tre pako najloni me sasi kanabisi të papërpunuar dhe 50 euro të falsifikuara.
Kundër tij është ngritur një dosje për veprën penale të qarkullimit të monedhave të falsifikuara dhe mjeteve të tjera të pagesës. Personii cili u plagos në sy është dërguar në spital.
Shqiptari i arrestuar pritet të dërgohet në Prokurorin e Volosit, ndërsa hetimi paraprak po kryhet nga Nëndrejtoria e Ndjekjes dhe Hetimit Penal të Volosit.






