Gjykata e Tiranës ka pezulluar nga detyra kreun e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Rigers Sheqeri. Vendimi është dhënë pas kërkesës së bërë nga prokuroria e kryeqytetit, për dyshime për kryerjen e veprës penale “shpërdorim detyre”.

Gjykata ka vendosur masën “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” edhe për biznesmenin Pandeli Carapuli.

Mësohet se biznesmeni ka marrë leje për punimet për barrierën provizore te mbikalimi i Saukut në Unazën e Re.

Ndërkohë vijojnë hetimet për një skemë abuzimi me lejet e ndërtimit në Tiranë.