Deputeti i Partisë Socialiste në Durrës, Arkend Balla, ka ngritur në seancë parlamentare problematikën e rrugës “Vath Turja”, një aks që lidh zonën e Sektorit Rinia me autostradën Tiranë–Durrës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla ka bërë me dije se përgjatë kësaj rruge rreth 6 km, zhvillohet një aktivitet i rëndësishëm ekonomik, me biznese që operojnë çdo ditë, ndërsa ka theksuar se gjendja aktuale e saj mbetet problematike dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme.
“DurrësLajm” e ka pasqyruar disa herë gjendjen skandaloze të kësaj rruge duke sjellë shqetësimin e banorëve dhe sipërmarrjeve private, të cilat kërkojnë një rrugë me standarte.
“Duket si vend i botës së tretë!”,- deklaroi në dhjetor të vitit të kaluar një sipërmarrëse italiane, e cila ju bashkua protestës së zhvilluar për rrugën e Sektorit Rinia në Durrës.
Postimi i plotë:
Në seancë parlamentare për rrugën “Vath Turja”, një aks rreth 6 km që lidh Sektorin Rinia me autostradën Tiranë-Durrës.
Përgjatë kësaj rruge zhvillohet aktivitet i rëndësishëm ekonomik, me biznese që operojnë çdo ditë. Por gjendja e saj mbetet problematike dhe kërkon ndërhyrje.
I bindur që kjo çështje do të marrë vëmendjen e duhur nga autoritetet.
LEXO EDHE:





