Një zjarr shpërtheu herët sot në një cisternë të madhe të ngarkuar me naftë bruto pranë brigjeve të Dubait, pas një sulmi me dron iranian.
Konkretisht, bëhet fjalë për cisternën me flamur Al-Salmi, e cila pësoi dëme të rënda materiale nga zjarri. Sipas autoriteteve të Dubait, zjarri u vu nën kontroll pas një kohe të shkurtër, ndërsa nuk ndodhi derdhje nafte dhe asnjë anëtar i ekuipazhit nuk u lëndua.
Mediat e huaja raportojnë se, Kuwait Petroleum Corp, pronari i anijes, tha se sulmi ndodhi herët të hënën dhe shkaktoi zjarr dhe dëmtime në trupin e anijes. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara do të shkatërrojnë objektet energjetike dhe fushat e naftës të Iranit nëse ky i fundit nuk e hap Ngushticën e Hormuzit.





