Sali Berisha ka një propozim për Reformën Territoriale, ku thotë se në Shqipëri dhe të kthehen komunat aty ku ka më shumë se 1300 banorë.

Gjatë mbledhjes së hapur që po mban PD sot në kuadër të Reformës Territoriale, Berisha thotë se kjo është thirrja dhe mundësia e fundit për të mos i përjashtuar nga territori.

“Franca numëron 36 mijë komuna, potenciali më i madh bujqësor i Europës, dhe ka komuna me 1500 banorë. Ndaj dhe ne duhet të rikthejmë me përparësi në zonat kodrinore malore shërbimet dhe komunat si thirrja dhe mundësia e fundit për të mos i përjashtuar nga territori.

Duhet të përcaktohet numri i banorëve për bashkitë në qytetet satelite të qyteteve të mëdha. Duhen të rikthehen bashkitë apo komunat, sido që të jetë termi. Kamza është qyteti i gjashtë në Shqipëri sipas censusit të 2011. Duhet të krijohen bashkitë në mënyrë që aty ku është e mundur.

110 mijë banorë ka Sukthi, tani është i shuar. Sukthi është dy herë sa Shijaku për numër banorësh, por për Edi Ramën nuk ka rëndësi. Duhet të bëjmë një përpjekje të madhe për një hartë që duhet të bazohet në kritere shkencore, demografike ku të ketë dy parime: shërbimet ndaj qytetarit dhe zhvillimin e vendit”, tha Berisha.