Franca nuk e lejoi Izraelin të përdorte hapësirën e saj ajrore për të transportuar armë amerikane që do të përdoreshin në luftën kundër Iranit, raporton Reuters.

Burimet që citon agjencia e lajmeve thanë se refuzimi, i cili ndodhi në fundjavë, ishte i pari që Franca ka bërë që nga nisja e luftës në Iran.

Presidenca franceze dhe ministria e Jashtme nuk kanë komentuar asgjë, por më herë, presidenti i SHBA, Donald Trump, në një reagim në Truth Social shënjeshtroi vendet aleate, mes tyre Francën se nuk kanë ndihmuar kundër Iranit.

Mes të tjerash, ai theksonte se Franca nuk kishte lejuar aeroplanët me furnizime ushtarake që të preknin hapësirën e saj ajrore për të shkuar në Izrael, ndërsa shtonte se SHBA-të do ta mbajnë mend këtë gjë.

“Shteti i Francës nuk do të lejonte që aeroplanët e ngarkuar me furnizime ushtarake që shkonin në Izrael të fluturonin mbi territorin francez. Franca ka qenë SHUMË E PADOBISHME në lidhje me “Kasapin e Iranit”, i cili është eliminuar me sukses! SHBA-të do ta MBAJNË MEND!!!”, shkroi Trump.