Cilat janë gratë me më shumë feminilitet nga 12 shenjat e horoskopit/. Sipas ekspertëve të astrologjisë janë 4! Vazhdoni të lexoni më poshtë për të zbuluar nëse shenja juaj është në këtë listë:
Në vend të katërt, klasifikohet shenja e Bricjapit. Gruaja e Bricjapit është një nga ato gra që me thjeshtësinë e saj arrin të jetë një nga më tërheqëset e zodiakut. Po flasim për një personalitet që nuk i pëlqen të grimohet rëndë dhe të veshë veshje provokuese. Arrin të jetë femërore pikërisht në thjeshtësinë dhe naivitetin e saj!
Medalja e bronzit shkon për gruan e shenjës së Gaforres. Gruaja e Gaforres është një grua që e ka feminilitetin të lidhur ngushtë me personalitetin. Shumë e kujdesshme ndaj look-ut, kërkon gjithmonë të jetë e updatuar me modën e fundit, sidomos për sa i përket aksesorëve.
Në vend të dytë kemi shenjën Zodiakale të Shigjetarit. Gruaja e Shigjetarit meriton medaljen e argjendit sepse arrin të jetë femërore dhe joshëse pa shumë ‘salltanete’. Nuk i pëlqen grimi dhe veshjet shumë klas. Gruaja e Shigjetarit arrin të jetë femërore edhe me tuta gjimnastike ose pizhame.
Për sa i përket medaljes së arit, ajo i përket padyshim shenjës së Peshores. E dimë të gjithë që peshorja është një shenjë që e shfaq më së miri elegancën. Për gratë e kësaj shenje, bukuria është gjithccka, ashtu si eleganca dhe aftësia për t’u dukur mirë. Gjithcka, sigurisht, pa e tepruar dhe pa rënë në vulgaritet.





