Policia greke ka asgjësuar një organizatë kriminale të trafikimit të drogës që vepronte në shumë lagje të qendrës së Athinës si Ilios, Petrupoli, Nea Ionia, por edhe në Trikala në rajonin e Thesalisë,në Greqinë qendrore.
Operacioni ka përfunduar me arrestimin e 14 anëtarëve të këtij rrjeti prej të cilëve 8 janë shtetas greke dhe 6 shtetas shqiptarë, ndërsa janë identifikuar edhe janë shpallur në kërkim edhe 3 persona të tjerë.
Gjithashtu janë sekuestruar 1 kg e 277 g kokaine e pastë , 4,1 kg kanabis i serave te mbyllura, disa automjete si dhe një shumë e konsiderueshme parash.
Përveç sasisë së drogës u gjetën dhe u konfiskuan 8 automjete, 5 motoçikleta, 4 peshore elektronike, 36.310 euro në cash, 1 pistoletë, 2 thika, 21 telefona celularë dhe shumë mjete të tjera që përdornin gjatë trafikimit të lëndëve narkotike.





