Reshje të dendura shiu kanë “pushtuar” Stambollin ditën e sotme. Reshjet e shiut të shoqëruara dhe me breshër, kanë përmbytur tre qytetet më të medha turke. Në pamjet e bëra virale, shikohet gazetarja e CNN në Turqi, e cila si pasojë e breshrit është gjakosur.

Përpos përmbytjeve, deri më tani nuk raportohet për dëme në njerëz.