Një studim i Emory University ka analizuar lidhjen mes diferencës në moshë dhe qëndrueshmërisë së marrëdhënieve, duke arritur në përfundimin se sa më e madhe diferenca, aq më i lartë rreziku i ndarjes.
Sipas të dhënave, çiftet me 5 vite diferencë kanë 18% më shumë gjasa për divorc, ndërsa kjo shifër rritet në 39% për 10 vite dhe arrin deri në 95% për 20 vite diferencë. Në rastet kur diferenca shkon në 30 vite, rreziku i ndarjes është 172% më i lartë krahasuar me bashkëmoshatarët.
Studiuesit theksojnë se diferenca ideale në moshë është rreth 1 vit, ku mundësia për ndarje mbetet minimale, vetëm 3%.





